Një databazë me 26 miliardë rekorde të vjedhura zbulohet online

Sipas hulumtuesve të Security Discovery dhe CyberNews, databaza ka madhësi prej 12TB. Ata mendojnë mund të jetë përpiluar nga një grup hakerësh ose grumbullues të dhënash.

Hulumtuesit e sigurisë kanë paralajmëruar se një databazë me 26 miliardë të dhëna të rrjedhura është zbuluar online. Kjo databazë supermasive, ose siç quhet nga ekspertët si “nëna” e të gjitha rrjedhjeve të informacionit, mendohet që është më e madhja zbuluar ndonjëherë.

Sipas hulumtuesve të Security Discovery dhe CyberNews, databaza ka madhësi prej 12TB. Ata mendojnë mund të jetë përpiluar nga një grup hakerësh ose grumbullues të dhënash.

Aty gjenden rekorde të përdoruesve të rrjetit social Kinez Weibo, Twitter, Dropbox, Linkedin, Adobe, Canva dhe Telegram. Ekspertët thonë se është një përmbledhje e informacioneve të vjedhura nga sulme të ndryshme.

Të dhënat që përmban janë emra përdoruesish dhe fjalëkalime. Nisur nga volumi i madh i të dhënave, ekzistojnë shanset që edhe informacionet tuaja të jenë aty.

Tencent ishte më i prekuri me 1.5 miliardë rekorde. Weibo me 504 milionë, MySpace me 260 milionë, Twitter me 281 milionë dhe Wattpad me 271 milionë.