Një epokë e re krijimi, Galaxy Z Flip5 do t’ju nxisë të përqafoni hobi të reja që do e bëjnë jetën tuaj më interesante

Të pasurit një smartphone si Galaxy Z Flip5 është shumë më shumë sesa një telefon. Është sikur të kishit gjetur çelësin që hap dyert drejt interesave të reja e aktiviteteve që e bëjnë jetën tuaj jo vetëm me të lehtë, por edhe më të bukur.

Teknologjia po ndryshon një herë e përgjithmonë mënyrën se si ne punojmë, argëtohemi apo e kalojmë kohën e lirë. Të pasurit një smartphone në ditët e sotme është jo vetëm thelbësore, por njerëzit investojnë në aparate celulare të fuqishme për të pasur lehtësira në çdo fushë të jetës. Nëse më parë ishte e paimagjinueshme, tani e dimë mjaft mirë se me një smartphone mund të punoni online, të krijoni kontent pa më të voglin shqetësim, të ndiqeni progresin e stërvitjes, të personalizoni dietën apo të argëtoheni.

Veç të qënurit multitasking me një smartphone, ju mund të zbuloni dhe zhvilloni hobi të reja. Samsung prezantoi gjeneratën e pestë të smartphone-ve të palosshëm Galaxy Z Flip5 dhe pa asnjë dyshim, çdokush që e ka bërë të vetin, mund të jetë drejt rrugës për t’u bërë një fotograf profesionist, ose duke shndërruar pasionin e krijimit të kontentit në një burim jo vetëm kënaqësie, por dhe të ardhurash. Më poshtë do të listojmë vetëm disa nga cilësitë më fantastike të kamerës së Galaxy Z Flip5, që do t’ju bindin menjëherë përse ky është smartphone që ju duhet në jetë.

Një sistem kamerash i përmirësuar për të sjellë eksperienca të reja fotografike

Të gjithë qofshim influencer apo jo, kur postojmë një foto online apo një video sigurohemi që çdo detaj, ngjyrë, dritë t’i shkojë përshtat feed-it që kemi. Ky i fundit gati gati përcakton se çfarë personaliteti kemi, e njerëzit investojnë në dukjen e tyre, sikur rrjetet sociale të ishin një CV prezantimi tek qindra, mijëra njerëz që na shohin. E nëse nuk bëjmë pjesë në grupin e njerëzve që postojnë çdo gjë online, të gjithëve na pëlqen të ruajmë të paktën çdo moment në telefonin tonë. Kjo pajisje e pakrahasueshme zhbllokon aftësi të jashtëzakonshme të kamerës si FlexCam për të nxjerrë foto nga këndvështrime krijuese. Me Galaxy Z Flip5 është e sigurtë që ju do të bëni fotot dhe videot më të bukura, falë sistemit të ri të kamerave të përmirësuar. Një Selfie Camera 10MP, ultra wide camera 12 MP dhe wide-angle Camera 12 MP gjithashtu.

E dizenjuar për të shprehur veten

Galaxy Z Flip5 ofron një përvojë elegante dhe unike të palosshme nga një pajisje me madhësi “xhepi’ të ndërtuar për të shprehur veten. Me dizajnin e tij të pakrahasueshëm, Galaxy Z Flip5 ofron përvojën më të gjithanshme të kamerës në një smartphone Samsung Galaxy.

Selfiet tuaja do të jenë ta pameta, falë Selfie Camera10 megapixel,  dhe akoma me cilësi më të lartë  me kamerën e pasme falë Flex ëindoë më të  madh. Përdoruesit mund të kapin foto mahnitëse pa duar nga këndvështrime krijuese me FlexCam. Është i shpejtë dhe i thjeshtë për të parë dhe modifikuar poza edhe në Flex Mode. Ju do të mund të rishikoni, rregulloni tonin e ngjyrave ose fshini lehtësisht fotot që nuk ju pëlqejnë me Quick View në Flex window.

Tanimë do i shihni fotot e reflektuara, falë opsionit Dual Preview, që ju lejon të shihni veten apo shokët, në Flex Window. Rregullimet për foton perfekte do i bëni në kohë reale, sikur të kishit një person përballë që t’ju udhëzoje.

Tek jeni duke ecur dhe doni të jeni spontanë në pozat tuaja, ju mund të realizoni një fotografi të qetë në lëvizje me “Super Steady” që stabilizon kamerën, ndërsa Auto Framing siguron që askush të mos lihet jashtë.

Zhvilloni hobi të reja që e bëjnë jetën tuaj më të bukur

Përsa i përket dritës, nuk do të jetë më një problem, sepse falë përmirësimeve të zgjidhjeve të inteligjencës artificiale, çdo foto do transmetojë ngjyra dhe gjallëri, sikur të ishte shkrepur në mesdite. Bëhuni kreativ, gjatë koncertit tuaj të preferuar edhe kur dritat janë të ulura, me aftësitë e përmirësuara të Nightography që optimizojnë fotot dhe videot në kushtet e ndriçimit të ambientit. Algoritmi i përpunimit të sinjalit të imazhit me fuqi AI (ISP) korrigjon çdo zhurmë vizuale që zakonisht prish imazhet në dritë të ulët, ndërsa përmirëson detajet dhe tonin e ngjyrave. Edhe në distancë, fotot janë më të qarta me zmadhimin digjital 10X.

Të pasurit një smartphone si Galaxy Z Flip5 është shumë më shumë sesa një telefon. Është sikur të kishit gjetur çelësin që hap dyert drejt interesave të reja e aktiviteteve që e bëjnë jetën tuaj jo vetëm me të lehtë, por edhe më të bukur.