Një hulumtues përdor ChatGPT për të krijuar një maluer të pazbulueshëm

Malueri sillet si një aplikacion screensaver që lançohet në mënyrë automatike në Windows. Është i aftë të vjedhë të dhëna dhe ti ngarkojë në një folder Google Drive.

Tashmë që mjetet AI, si Bard dhe ChatGPT, janë të disponueshme për publikun, mbase ka ardhur koha për të bërë pyetje rreth sigurisë së tyre.

Veçanërisht tani që dikush i ka përdorur për të krijuar maluerë të sofistikuar që është thuajse i pa zbulueshëm.

Sipas Digital Trends, hulumtuesi i sigurisë së Forcepoint Aaron Mulgrew thotë se ka krijuar një maluer zero-ditor duke përdorur vetëm ChatGPT. Edhe pse roboti bashkëbisedues AI i OpenAI ka disa masa mbrojtëse që do të parandalonin përdoruesit të bënin një gjë të tillë, hulumtuesi pretendon se ka gjetur një mënyrë për ti anashkaluar.

Në vend që të krijojë maluerin njëherazi, Mulgrew thotë se i ka kërkuar të shkruajë më vete linjat e kodit të maluerit. Kur procesi u përmbyll, Mulgrew ishte i aftë të kompilonte funksionet individuale në një program të vetëm për vjedhjen e të dhënave.

Malueri sillet si një aplikacion screensaver që lançohet në mënyrë automatike në Windows. Është i aftë të vjedhë të dhëna dhe ti ngarkojë në një folder Google Drive.

Fakti që ai arriti të krijonte një maluerë në radhë të parë është frikësuese por nuk mbaron këtu. Mulgrew arriti të rafinonte dhe forconte kodin e tij me ChatGPT në një mikë që VirusTotal nuk e zbulonte dot më.