Një i vdekur dhe 17 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 17 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërsa një rast i vdekjes.

“Nga 2.355 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 86 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022. Në total numri i rasteve aktive është 562”, thuhet në raportin e MSh-së.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës.

Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.