Një i vdekur dhe 55 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e prekjes me COVID-19.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, të hënën, kanë bërë të ditur se edhe 55 raste të reja kanë rezultuar pozitive me koronavirus gjatë kësaj kohe, nga gjithsej 1,581 testime.

Gjatë së njëjtës periudhë kohore janë regjistruar edhe 235 të shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 221.257.

Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive ka rënë në 1.877.