Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e trafikut në Bajqinë

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar në fshatin Bajqinë në një aksident trafiku.

Rreth orës 21:30, mbrëmë në fshatin Bajqinë të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast një person ka humbur jetën.Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.Ahmeti ka thënë se nga ky aksident ka mbetur i lënduar edhe një person.

“Rreth orës 21:30 ka ndodhë një aksident trafiku në fshatin Bajqinë të Podujevës, ku e përfshirë ka qenë një veturë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, njëri prej tyre nuk ka arritur të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, ka treguar Ahmeti për lajmi.net, e cila bëri të ditur se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Tutje ajo ka thënë se personi tjetër që ka mbetur i lënduar nga ky aksident është dërguar në spital për tretman mjekësor dhe se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut.