Një i vrarë dhe një i plagosur në Drenas

Vritet një person në Gradicë të Drenasit, një tjetër mbetet i plagosur.

Rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit.
Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar.Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj).
Njëri nga personat e plagosur nuk ka përballuar plagët dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Drenas,ndërsa i plagosuri i dytë, është dërguar për trajtim mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje.