Një komandant i lartë i Hezbollahut vritet në Liban nga Izraeli

Wissam al-Tawil

Një sulm ajror izraelit në Libanin jugor ka vrarë një komandant të lartë të forcave elitare të Hezbollahut, raporton Reuters.

Figura e lartë e Hezbollahut që është vrarë në një sulm në Libanin jugor është identifikuar si Wissam al-Tawil, nënkryetari i një njësie brenda forcës elitare të grupit Radwan.

Sipas raportimeve, ai është vrarë në veturën e tij.

Një burim ka thënë se automjeti ishte në rrugë në afërsi të zonës Al-Dabsha në qytetin Khirbet Selm, në rrethin Bint Jbeil. Sulmi bëri që vetura të devijonte nga rruga dhe të merrte flakë, shtoi ai.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, ka paralajmëruar më parë Izraelin që të mos nisë një luftë të plotë në Liban. /koha