Një njoftim për shtyp fundos Silicon Valley Bank

Paniku që pasoi u përhap aq shumë saqë ishte i pamundur të ndalohej me kompani si Founders Fund, Coatue dhe Y Combinator të cilët këshilluan themeluesit e startupeve të tërhiqnin kapitalet e tyre sa kishin mundësi.

Do të shkruhet në librat e historisë së Silicon Valley: momenti kur një prej bankave më të shquara të saj, themeluar 40 vite më parë, i shkaktoi vetes një dëm të atillë që çoi në kolapsin e saj.

Pse ndodhi? Jo sepse banka ishte në gropë të madhe. Përkundrazi, sepse transmetoi disa mesazhe shumë të rëndësishme në kohën më të keqe të mundshme.

Me fjalë të tjera bëri një autogol.

Për të kuptuar gjithë këtë lëmsh të madh, Silicon Valley Bank humbi 1.8 miliardë dollarë në shitjen e letrave me vlerë që kishte investuar në të kaluarën kjo për shkak të interesave në rritje.

Kishte bono të cilat nuk janë më tërheqëse krahasuar me bonot e reja të lëshuara së fundi dhe pikërisht këto i dhanë një goditje financiare. Banka gjithashtu po përballej me tkurrjen e depozitave konsumatorë duke qenë se pjesa më e madhe e tyre ishin startupe të cilat kanë më pak para në këto momente.

Nisur nga rrethanat e krijuara vendosi të kërkojë investim për të mbrojtur biznesin. Plani ishte të shiste 1.25 miliardë dollarë aksione tek investitorët, 500 milionë dollarë aksione të konvertueshme dhe 500 milionë dollarë aksione të tjera tek firma private General Atlantic. Synimi ishte të tregohej konservatore dhe të tërheqë investime për të stabilizuar vetveten.

Por e gjitha kjo ju kthye pas ndërsa këto lajme i dha pak ditë pasi banka kripto Silvergate shpalli kolapsin dhe mbylljen e operacioneve.

Mbase Silicon Valley Bank do të ishte menduar dy herë përpara se të dilte me një lajm të tillë në një moment të tillë. Në fund të ditës kur tregjet po mbylleshin, banka lëshoi një njoftim për shtyp që u prit tmerrësisht keq. Shumë startupe filluan të mendonin çfarë të bënin me paratë e tyre.

6500 punonjësit e bankës dhe CEO-s i saj u përpoqën të qetësonin konsumatorët në panik dhe ky ishte thjeshtë një lajm.

Paniku që pasoi u përhap aq shumë saqë ishte i pamundur të ndalohej me kompani si Founders Fund, Coatue dhe Y Combinator të cilët këshilluan themeluesit e startupeve të tërhiqnin kapitalet e tyre sa kishin mundësi.

Silicon Valley Bank u zhvlerësua aq shumë saqë investitorët të cilët pak ditë më parë po mendonin të hidhnin kapitalin e tyre, vështirë se do të pranonin marrëveshje me kushtet vendosura më parë. Investimi i General Atlantic dështoi ndërsa CEO i kompanisë vazhdimisht shprehej se qëllimi i bankës ishte vetëm të forconte pozitat e saj financiare.

Banka dhe këshilltarët e saj bënë një gabim taktik. Një informacion më i detajuar i dështimit të bankës do të bëhet publike në javët apo muajt në vijim, por nga ajo çfarë është thënë deri në këto momente, ishte diçka plotësisht e shmangshme.

Ndodhi sepse drejtuesit e kompanisë gabuan në mënyrën sesi e komunikuan lajmin e investimit tek konsumatorët dhe publiku duke krijuar një vakum besueshmërie.

/PCWorld Albanian