Një person goditet me “plumb qorr”, një tjetër humb dorën nga mjetet piroteknike

Dhjetë persona kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente si pasojë e lëndimeve me mjete prioteknike dhe nga “plumbat qorr”.

Kështu ka bërë të ditur mjekut kujdestar në Qendrën Emergjente të QKUK-së, Adem Jaha, i cili ka thënë se një pacient është sjell në gjendje të rëndë pas goditjes nga plumbi i ashtuquajtur “qorr”.

Ndërsa një tjetër është sjell me dorë të amputuar si pasojë e përdorimit të mjeteve prioteknike.

“Para gjysmë ore një pacient me një plumb qorr i plagosur në regjionin torakal, para një ore një pacient me lëndime me mjete piroteknike amputim i dorës dhe është në sallë operative. Diku deri më tani 10 pacientë kanë kërkuar ndihmë me lëndime nga mjetet piroteknike, lëndime të lehta. Këto janë deri më tash. Gjendja është stabile për të gjithë të tjerët me përjashtim të atij pacientit që është me plumb qorr dhe që tash pret për diagnostikim të mëtutjeshëm”, tha ai.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së  Valbon Krasniqi, ka kërkuar nga qytetarët që të festojnë në shtëpitë e tyre dhe të kenë kujdes të shtuar.

“Fatmirësisht ne mësuam nga ekipet kujdestare që numri i të lënduarve këtë vit është më i vogël krahasuar me vitet e mëhershme. Megjithatë ne do të dëshironim që fare të mos ketë lëndime të tilla. Prandaj edhe njëherë të gjithë qytetarëve të Kosovës urime viti ir i, por  festoni dhe vazhdoni të qëndroni në familjet tuaja”, tha ai.