Një person ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.
Drejtuesi i veturës, shtetas i Shqipërisë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Në vend ngjarje kanë dalur të gjitha njësit relevante, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.







