“Një pjesë e dëmtuar në pistë i shpoi gomën”: Dy inxhinierë gomash humbën jetën në një aksident automobilistik në pistën e Nürburgring

“Një pjesë e dëmtuar në pistë i shpoi gomën”: Dy inxhinierë gomash humbën jetën në një aksident automobilistik në pistën e Nürburgring

Merkur, gazeta me bazë në Munih, raporton se përplasja fatale ndodhi me 9 gusht gjatë një sesioni të “Industry Pool” – sesione këto të rezervuara për kompani të automobilistikës në mënyrë që ato t’i testojnë veturat e tyre.

Vetura raportohet se u përplas në seksionin e kthesës S “Tiergarten” të planit 20 kilometra plus “Nordschleife”, e cila paraprihet nga seksioni i gjatë dhe i drejtë “Döttinger Hohe” – ku veturat e performancës shpesh tejkalojnë shpejtësinë prej 250kMh, raporton Drive

YouTuber-i dhe shoferi i garave Misha Charoudin – i cili filmon video, punon si instruktor i vozitjes në Nurburgring dhe jeton pranë pistës – e bëri një postim në platformën e mediave sociale Instagram, duke pretenduar se “një pjesë e dëmtuar në pistë i shpoi gomën” e cila përfundimisht çoi në përplasjen fatale.

Në një deklaratë për media të lëshuar për Merkur, një zëdhënës i Goodyear Germany tha se kompania po “mbështeste autoritetet lokale në hetim”, ndërsa ishte “thellësisht e pikëlluar” nga vdekja e dy punonjësve të saj.

Nürburgring më pas anuloi të gjithë aktivitetin e mbetur të pistës për atë ditë, i cili duhej të përfshinte seancën “touristenfahrten” (udhëtim turistik) ku anëtarët e publikut mund të ngasin veturën e tyre rrugore në pistën ikonë të garës.