Një shuplakë zgjimi… për atë që i është përulur riskut dhe ka harruar Furnizuesin

Ndalu pak…

dhe shiko në zemrën tënde para se të shikosh në xhepin tënd.

Pyete veten me një zë që nuk e dëgjon askush:

Sa herë je qetësuar kur të është shtuar pasuria, dhe sa herë je trazuar kur ajo është pakësuar?

Sa herë ke respektuar më shumë të pasurin sesa të devotshmin?

Dhe sa herë ke thënë me gjuhën tënde “Allahu është Furnizuesi”,

por je dridhur nga frika e një pushimi nga puna apo e një krize ekonomike…?

Këto nuk janë gabime të vogla… por devijim nga teuhidi!

Atëherë kur krijesat bashkohen me Krijuesin në një pozitë që nuk i takon askujt tjetër veç Tij.

Kujto…

pasuria nuk të jep siguri; ajo është vetëm bashkëshoqëruesja jote

nuk të ngre drejt Allahut; ajo vetëm të tundon të mbetesh nën njerëz.

Fama nuk ta përjetëson emrin; ajo vetëm ta vjedh qetësinë.

Nuk kërkohet të braktisësh dynjanë,

por të nxjerrësh dynjanë nga zemra jote para se ta mbushësh dorën me të.

Të punosh, të përpiqesh dhe të kesh sukses,

por çdo hap të thotë nga thellësia e shpirtit:

O Allah, kjo është për Ty, jo për mua.

Dije se idhujt më të rrezikshëm nuk janë ata që shihen,

por ata që të japin qetësi, ndërkohë që ti je larg Allahut.

Prandaj ki kujdes nga çdo gjë që ta mpin zemrën nga përmendja e Tij,

dhe çdo gjë që të bën të ndihesh i mjaftueshëm pa Zotin tënd…

sepse kjo është fillimi i rënies në një robëri të maskuar që quhet “jeta moderne”.

Urti përmbyllëse:

Rënia e idhujve nuk është mrekullia…

mrekullia është që idhujt të rrëzohen ndërsa ti buzëqesh,

sepse ke gjetur rrugën për t’u kthyer te Allahu i Madhëruar.

Autor: Ibrahim Meusuli

Përktheu: Elton Harxhi