Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një tërmet me magnitudë 5.9 godet Ishujt Tanimbar të Indonezisë

Një tërmet me magnitudë 5.9 godet Ishujt Tanimbar të Indonezisë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 ka goditur Ishujt Tanimbar të Indonezisë, në provincën Maluku, transmeton Anadolu.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti ndodhi në Pulau Tanimbar në orën 6:20 të mëngjesit (21:20 GMT) dhe regjistroi epiqendrën në një thellësi prej 27 kilometrash.

Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme.

Dje, një tërmet me magnitudë 5.8 goditi në jug të Ishullit Java të Indonezisë, duke shkaktuar dëme në ndërtesa dhe plagosjen e 36 personave.