Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ka goditur Japoninë veriore dhe verilindore, transmeton Anadolu.
Megjithatë, siç raporton agjencia e lajmeve ‘Kyodo News’, agjencia e motit nuk ka lëshuar paralajmërim për cunami.
Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, epiqendra e tërmetit ishte rreth 490 kilometra nën sipërfaqen e tokës.
Deri më tani nuk janë raportuar dëme nga rajoni i prekur, përkatësisht ishulli Hokkaido.
Japonia tashmë është në alarm për mega-tërmete që kur një tërmet me magnitudë 7.1 goditi Japoninë juglindore të enjte.