Monstra njerëzore që morri dhjetë jetë pa u ditur pse
Kanadaja u trondit nga vrasja e dhjetë personave, ngjarje e ndodhue në Tumbler Ridge Secondary School, në British Columbia. Njeriu që e kreu këtë krim llahtarë është identifikuar si Jesse Strang, një transgjinore 18-vjeçare.
Sipas raportimeve të publikuara nga Juno News, mediumi ka folur me xhaxhain e të dyshuarës, Russell G. Strang, i cili ka konfirmuar identitetin e saj. Mes viktimave, ishte dhe vetë autorja.
Të paktën 25 persona u plagosën në sulm, tha policia kanadeze.
Raportohet se në një llogari publike në YouTube që besohet se i përket Jesse Strang shfaqet flamuri transgjinor dhe përdoren përemrat “ajo/asaj”.
Autoritetet vendase vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë.


