NJË TREGIM RELAKSUES PËR RAMAZAN

Shumë vite më parë, një perëndimor kishte rastis në një fshat boshnjak gjatë ramazanit. Aty kishte qëndruar rreth 10 ditë, sepse nikoqirët kishin qenë tepër miqësorë me të, ndërsa me musafirin ishin marrë vesh (kishin folur) edhe me duar edhe me këmbë.

Musafiri pasi ishte kthyer në shtëpi kishte filluar të tregojë për të gjitha vendet se ku kishte shkuar dhe çka kishte parë në rrugën e tij. Ai për këta fshatarë të mirë dhe për zakonin e tyre kishte thënë:

– Më zgjonin nga gjumi natën dhe më jepnin për të ngrënë ushqim, pastaj gjatë gjithë ditës nuk më jepnin asgjë as për të ngrënë as për të pirë.

– Diku para mbrëmjes, përgatisin ushqim sikur ka për të ngrënë një skuadër ushtarake dhe vetëm prisnin që të jepet urdhri. Këtë e përcaktonin fëmijët e vegjël të cilët vraponin rrugëve dhe lejonin ngrënien dhe pirjen pikërisht në atë kohë.

– Atëherë ngopeshim duke ngrënë e duke pirë, çfarë bukurie.

– Dhe pastaj shkonim në fizkulturën e mbrëmjes. Të gjithë përgatiteshim dhe shkonim në një sallë të madhe.

– Trajneri vendosej përpara, pas tij burrat e pas tyre gratë.

– Pastaj trajneri urdhëronte: – Lart, poshtë, lart, poshtë …

– Pastaj ne të gjithë heshtnim dhe pritnim për të parë a është në rregull.

– Trajneri rrinte ulur dhe mendonte, pastaj kthehej në anën e djathtë dhe në anën e majtë dhe thoshte:

– Nuk është mirë, nuk është mirë! Ejani ta përsërisim !!! ”

(FB – Halida Dzafiq) Përshtati: Miftar Ajdini