Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një zjarr i madh shpërthen në Skoci, shembet një ndërtesë historike

Një zjarr i madh shpërthen në Skoci, shembet një ndërtesë historike

Një zjarr i madh shpërtheu në Glasgou të Skocisë të dielën në mbrëmje, duke shkaktuar shembjen e një ndërtese historike, transmeton Anadolu.

Flaka përfshiu një dyqan në “Union Street” dhe më vonë u përhap në ndërtesat përreth stacionit qendror të Glasgout, sipas gazetës “Herald”.

Një ndërtesë e epokës viktoriane që rrethonte stacionin hekurudhor u shemb pasi u përhap zjarri.

Deri sot në mëngjes, zjarri nuk ishte shuar ende, me ekipet e zjarrfikësve ende në vendngjarje.

Autoritetet njoftuan se stacioni do të mbetet i mbyllur sot.