“Në mes nesh ka burra e gra, që zgjasin gjuhët e tyre duke folur kundër Islamit me paturpësi dhe kritikojnë njerëzit e tij, ndërsa kur ata ndodhen jashtë vendit zbatojnë dhe qëndrojnë në kufijtë e caktuar duke u sjellë sipas rregullave të atij vendi ku shkojnë.
Madje, në qoftë se do të shkonin larg, atje ku adhurohen lopët do të nxitonin të merrnin me vete edhe kashtë, për t’u afruar me të, te zoti i tyre i shpikur!!
Këta tipa burrash dhe grash janë produkt i ateizmit komunist, i cili ka boshatisur zemrat e tyre prej besimit duke i dhuruar fuqi të madhe në mos praktikimin e detyrave, në pasimin e epsheve, në zbukurimin e të këqijave dhe përçmimin e të mirave.
Vetëm prej Islamit ndjehen ngushtë dhe vetëm parimet e tij mundohen t’i shkatërrojnë…”
_____________________________
(Shejkh Muhamed El-Gazali, nga libri: E Vërteta e Hidhur)
Hoxhë Lavdrim Hamja








