Njeriu është fryt i mirë i mësuesit të mirë..!

Dr. Muhamed Amara

“E kam urryer arsimimin dhe e braktisa për të punuar në bujqësi. Por, babai im (Allahu e mëshiroftë) më ngarkonte me punë të rënda në bujqësi, në mënyrë që të kuptoja, se ashpërsia e mësuesve është më e lehtë, se ashpërsia e bujqësisë.
U ktheva sërish te një mësues tjetër, i çiltër dhe intelektual, që kishte mësuar në Ez’her deri në shkollën e mesme.
Të gjithë kapacitetet e mia u çelën kur u gjend mësuesi i mirë (i aftë). Për këtë arsye, unë gjithmonë e theksoj, se:
Njeriu është fryt i mirë i mësuesit të mirë;
Ose, fryt i hidhur i mësuesit të keq;
Fryt i mirë i librit të mirë;
Ose, fryt i hidhur i një libri jo të mirë!”

Nga: Dr. Muhamed Amara
Përgaditi: Lavdrim Hamja