Njeriu i urtë dhe zotëria në hall

Një herë e një kohë jetonte një njeri i iurtë, urtësitë e të cilit vinin t’i dëgjonin njerëzit nga vendet e largëta.
Një ditë pasi i urti mbaroi ligjërimi, të gjithë u larguan përveç njërit i cili vazhdoi të rrinte ulur.
Ai u afrua tek i urti dhe i tha: “Dua të të pyes diçka. Unë jam zot shtëpie dhe grindem gjithmonë me familjarët, e në veçanti me gruan. Dua të di pse kam kaq shumë probleme në shtëpi dhe si mund të tejkalohen.”
I urti heshti për pak e më pas thirri gruan e tij dhe i tha: “Më sill një kandil të ndezur”.
Gruaja shkoi dhe e solli një kandil të ndezur. Zotëria u befasua kur e pa këtë dhe mendoi me vete: “A thua pse ia kërkoi një kandil të ndezur në një pasdite të tillë.
Pas pak i urti e thirri përsëri gruan e tij dhe i tha: “Më sill një ëmbëlsirë”.
Këtë herë në vend të një ëmbëlsire, gruaja e tij u kthye pak ushqim të thatë dhe ia dha bashkëshortit.
Duke parë këtë skenë zotëria mendoi: “Me siguri kjo është shtëpia e të çmendurve. Ushqime të thatë e të kripur në vend të ëmbëlsirës dhe kandil gjatë ditës.”
Pastaj me një pamje të zhgënjyer në fytyrë zotëria tha: “Tani më fal se duhet të largohem.”
I urti e pyeti: “A është zgjidhur problemi yt tani? Apo dëshiron t’më pyesësh edhe diçka tjetër?”
Zotëria u përgjigj: “Çfarë lloj zgjidhjeje është kjo? Nuk mund ta kuptoj.”
I urti tha: “Kur kërkova një kandil të ndezur, gruaja ime mund të thoshte – a je i çmendur? Pse të duhet kandili në një pasdite të tillë?
Por, ajo mendoi se mund të më duhej për ndonjë punë, kështu që e solli pa thënë asgjë.
Kur kërkova ëmbëlsirën, ajo solli ushqim të thatë e të kripur. Unë e kuptova se nuk kishte asgjë të ëmbël në shtëpi dhe ajo solli atë që ishte në shtëpi, prandaj nuk thashë asgjë.
I urti vazhdoi, “Çfarë ka për të diskutuar rreth kësaj. Kur shmangim grindjet dhe i besojmë njëri-tjetrit, mund të shpëtojmë veten nga grindjet.”
Zotëria e kuptoi se njeriu i urtë i bëri të gjitha këto për t’ia treguar zgjidhjen e problemit të tij.
Pastaj i urti tha: “Në familje, ekuilibri arrihet duke i besuar njëri-tjetrit, nëse burri bën një gabim, gruaja e kupton dhe përpiqet ta rregullojë pa kërkuar shpjegime, e nëse gruaja gabon burri nuk e fajëson atë. Ky është kuptimi dhe baza e jetës familjare.”

Mësimi:

Pse zihemi në shtëpi? Arsyeja është egoja dhe mungesa e besimit të ndërsjellë. Burri dhe gruaja janë përplotësues për njëri-tjetrin. Prandaj, nëse dikush bën gabime, tjetri duhet të veprojë me mençuri, të ruajë qetësinë dhe të përpiqet ta zgjidhë problemin me dashuri dhe jo me zemërim. Në jetën shtëpiake, mangësisë së dikujt duhet t’i kushtohet më pak vëmendje ndërsa besimit duhet t’i kushtohet më shumë rëndësi. /islamgjakova