Njeriu nuk matet sa është njeri në ditë festive, por në ditë zie.

Njeriu nuk është maska e zbukuruar që shihet nga jashtë, por ai është e padukshmja në të, ajo që ndjen brenda vetvetes kur i sheh tjerët të vuajnë.

Të bashkëndjesh me skamnorët, me hallexhinjtë dhe me ata që vuajnë – siç janë viktimat e tërmeteve në Turqi dhe Siri – do të thotë se e ke mirëmbajtur njerëzoren në vetvete.

Dhe sa më e madhe është dhembja që ndjen ndaj fatkeqësisë së të tjerëve, aq më i madh është njeriu në ty.

Nga: Kim Mehmeti