Njësiti anti-bombë arrin te Rektorati i UP-së

Njësiti antibombë i Policisë së Kosovës ka arritur te Rektorati i Universitetit të Prishtinës, pas alarmit për një mjet shpërthyes.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanosja për një mjet shpërthyes te Rektorati ka ardhur më herët përmes një emaili.

Aktualisht zona te Rektorati i Universiteti “Hasan Prishtina” është bllokuar nga policia.

Ndryshe, nga Policia e Kosovës kanë thënë për lajmi.net se alarmi për bombë është pranuar në orën 16:00 përmes postës elektronike.

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.