Njihuni me Jeep-in e transformuar në një tank, i projektuar për t’i mbijetuar “apokalipsit” dhe çfarëdo lloj kërcënimi “me zombie”

Kompania me bazë në Florida, Apocalypse Manufacturing po i transformon modelet Jeep Gladiators në tanke, që duket se mund t’i mbijetojnë edhe “apokalipsit”.

Njëri prej modeleve të transformuara i emëruar nga kompania si “Jeep Hellfire” përmban një shtresë të fuqishme dhe rezistente dhe mund të arrijë 96 kilometër për orë në 3.7 sekonda.

Kjo do e bënte të përkryer që automjeti të arratisej nga ‘zombie-t’ ose çfarëdo lloj fantazie tjetër.

Jeep Hellfire kushton 173 mijë euro dhe është i gjatë 6 metra.

Automjeti i krijuar për “apokalips” ka gjithashtu edhe një interior të bukur me të gjitha pajisjet moderne të teknologjisë si dhe veshje lëkure.

Fuqia që prodhon automjeti është 500 kuaj fuqi deri në sasinë maksimale prej 850 kuaj fuqi.

Jeep Hellfire nuk ka transmision manual për vozitje.