NJNSH e PK-së realizon patrullime në liqenin e Ujmanit

Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë (NJNSH)e Policisë Kufitare të Kosovës, të dielën kanë kryer patrullime në liqenin e Ujmanit.

Sipas komunikatës së thuhet patrullimi është kryer në bazë të kushtetutës dhe ligjit.

PK-ja ka thënë se patrullimi në liqen ka për qëllim edhe parandalimin e veprat penale.

“Patrullime të tilla të Policisë së Kosovës,përveç mbikëqyrjes së kufirit ujor parandalojnë edhe veprat penale në kufij, ofrojnë sigurinë territoriale të ujërave, parandalojnë kalimet ilegale, kontrabandimin e mallrave, peshkimin ilegal si dhe ofrojnë mbrojtjen ekologjike ujore”, thuhet në komunikatë.

Policia ka thënë se mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme në vend dhe menaxhimin e kufirit shtetëror, bazuar në mandatin e saj kushtetues dhe ligjor.