Nuk i mjafton tregtia online, Amazon gati të hapë rrjetin e supermarketeve

Amazon është kompania më fitimprurëse në botë, por nuk do tw ndalet vetëm nw tregtinë online. Sipas “Wall Street Journal”, kompania e Jeff Bezos është gati të vënë një “bast” të ri duke hapur një rrjet supermarketesh.

Sipas gazetës amerikane, janë bërë gati kontratat e qirasë për ambientet ku do të vendosen këto biznese, duke filluar me Los Angeles në fund të këtij viti. Qytete të tjera që presin në listë janë San Francisco, Seattle, Chicago, Washngon dhe Philadelphia. Në një fazë të dytë, parashikohet që Amazon të penetrojë edhe në zonat rurale, për t’u zgjeruar më shumë. Ende nuk ka një emër për biznesin e ri të Jeff Bezos.

Në vitin 2017, Amazon shpenzoi 14 miliardë dollarë për të blerë rrjetin e supermarketeve me ushqime bio, Whole Foods, që synon klientët e fashës së lartë. Tani Amazon kërkon të zgjerojë ofertën për një segment më të madh klientësh./Opinion.al