Nuk ka interesim të minoriteteve për konkursin në Policinë e Kosovës

Për rreth 600 policët që dhanë dorëheqje në komunat veriore, në fillim të këtij muaji ishte hapur konkursi. I njëjti ka përfunduar javën e kaluar.

Policia e Kosovës në një përgjigje për tëvë1 ka treguar se kanë pranuar mbi 140 aplikime për këto pozita.

“Siç jeni të informuar konkursi ka qenë i hapur dhe publik në webfaqen e Policisë së Kosovës si dhe faqen zyrtare në Facebook të Policisë së Kosovës, nga data 05.01.2023-10.02.2023, duke përfshirë të gjitha kriteret që parashihen, ku deri më tani ka pasur mbi 140 kandidatë të interesuar nga komunitetet pakicë si serbë, boshnjakë, turq, ashkalinj, egjiptianë dhe romë për aplikim”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Por, ish-drejtori i këtij institucioni, Rashit Qalaj vlerëson se numri i vogël i aplikuesve është si shkak i presionit që po ushtron Serbia te ta.

Deputeti opozitar tregon edhe veprimet që duhet ndërmarrë nga Policia në këtë drejtim.

E njohësi i sigurisë thotë se duhet të ketë rikthime në pozita të disa prej ish-zyrtarëve policorë në ato komuna, të cilët nuk ishin të përfshirë në sulmet gjatë fundit të vitit të kaluar.

Ky konkurs ishte zgjatur për aplikim edhe për 10 ditë shtesë, në ditën që kishte përfunduar. Derisa për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës dhe për të shërbyer në atë pjesë, kryeministri Kurti bëri thirrje disa herë.