Kemi nevojë për njerëz që kanë diçka me vlerë për të thënë.
Edukimi i vërtetë nuk ndodh kur thjesht mbushim mendjen me më shumë informacion, por kur një ide na shtyn të mendojmë ndryshe, të shohim ndryshe dhe, mbi të gjitha, të veprojmë ndryshe.
Në rastin tim, çdo herë që qëndroj para një audience, e kujtoj veten:
Njerëzit nuk kanë ardhur vetëm të më dëgjojnë.
Kanë ardhur të marrin diçka që mund ta përdorin në jetën e tyre.
…….
‘Nga Podiumi te Ndikimi’ është rruga profesionale që kam zgjedhur.
* Të flasësh është AFTËSI
* Të komunikosh është ART
* Të ndikosh pozitivisht në jetën e dikujt është PËRGJEGJËSI
Dhe pas çdo ligjërimi, trajnimi, apo prezantimi, i bëj vetes të njëjtën pyetje:
Çfarë mbeti te njerëzit pasi u largova nga ‘Podiumi’?
Sepse në fund, suksesi i një folësi nuk matet vetëm me atë se sa mirë foli, por me atë se çfarë ndryshoi te njerëzit pasi e dëgjuan.
Vehbi Zeqiri








