Nuk mjaftojnë 120 minuta, penalltitë vendimtare për finalen Villarreal – Man Utd

Pas 120 minutave lojë, ndeshja finale mes Manchester United dhe Villarreal do të vendoset nga penalltitë, pasi është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.

Edhe pse Man Utd e filloi më mirë këtë ndeshje, ishte pikërsiht Gerard Moreno ai që shënoi gol për t’i dhënë epërsinë Villarrealit.

Goli erdhi në minutën e 29-të, pas një asistimit nga mesfushori Dani Parejo.

Edinson Cavani, i cili po shijon një formë të jashtëzakonshme, barazoi shifrat në minutën e 56-të.

Edhe pse ndeshja shkoi në vazhdime, nuk sjelli ndonjë gol të ri dhe kësisoj penalltitë do të vendosin ndeshjen.