Numërohen 99,64 për qind të vend votimeve, këto janë rezultatet e fundit

Komisioni Qendror Zgjedhor deri më tani ka përfunduar së numëruari të gjitha votat e vendvotimeve të qyteteve të Kosovës, përveç Prishtinës Prizrenit dhe Mitrovicës së Jugut.

Prishtina dhe Prizreni si rajonet më të mëdha në Kosovë pritet të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve nacionale, pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, shkruan Indeksonline.

KQZ, pritet që gjatë orëve të mbrëmjes ti publikoj rezultatet në mënyrë zyrtare, duke përcaktuar fituesin e parë të këtyre zgjedhjeve.

Sipas këtyre rezultateve, koalicioni PAN ka marrë 34.02 për qind, duke u renditur si subjekt i parë me më shumë përqindje.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje e cila ka garuar e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit i ka siguruar 27.07 për qind duke u renditur kështu si subjekti i dytë.

Koalicioni LDK-AKR-AL është renditur në vendin e tretë duke marrë 25.71 për qind të votave.

Siq njoftohet deri më tani janë mbi 52 000 vota që janë shpallur të pa vlefshme gjatë procesit të numërimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor.