Numri i palestinezëve të arrestuar që nga 7 tetori u rrit në 3.200

Ushtria izraelite arrestoi 20 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar të dielën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të arrestuarve që nga 7 tetori në 3.200, njoftoi Klubi i të Burgosurve Palestinezë, transmeton Anadolu.

“Në natën mes të shtunës dhe të dielës, forcat pushtuese arrestuan të paktën 20 palestinezë nga qytete dhe qyteza në Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor”, tha grupi joqeveritar në një deklaratë.

Derisa pauza humanitare në Rripin e Gazës hyri në fuqi të premten në mëngjes, ushtria izraelite vazhdoi bastisjet dhe arrestimet në qytete dhe qyteza të ndryshme në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar.

Përleshjet u përshkallëzuan si rezultat i ofensivës shkatërruese të nisur nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës më 7 tetor.

Pauza humanitare katër-ditore, e ndërmjetësuar nga Katari, hyri në fuqi të premten, duke ndaluar përkohësisht sulmet izraelite në Rripin e Gazës.