Numri i përgjithshëm i pasgoditjeve të tërmetit në Turqi ka arritur në 6 mijë e 40

Orhan Tatar

Orhan Tatar, Drejtor i Përgjithshëm i AFAD-it për Reduktimin e Tërmeteve dhe Rrezikut, tha se numri i përgjithshëm i pasgoditjeve në rajon ka arritur në 6 mijë e 40 dhe se pasgoditjet do të vazhdojnë edhe për pak kohë.

“Ndër këto, ato me përmasa 3-4 janë matur si 1628, ato me përmasa 4-5 ishin 436 dhe ato me përmasa 5-6 ishin 40. Gjithashtu ka një tjetër tërmet me magnitudë 6.6 ballë”, shtoi ai, ndërsa i quajti dy tërmetet e mëdha, të jashtëzakonshme.

“Kjo i shqetëson qytetarët tanë. Sidomos pas tërmeteve të kësaj magnitude, pasgoditjet do të vazhdojnë për një periudhë më të gjatë kohore. Disa nga këto pasgoditje mund të kenë magnitudë 5 e lart”, paralajmëroi ai.

“Goditjet janë çdo tre-katër minuta”.

Gjithashtu u ka bërë thirrje edhe njerëzve që të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara dhe të mos futen në ndërtesa të dëmtuara. /tch