Numri i të vdekurve në Gaza mbi 34.700, pa ndërprerje të sulmeve izraelite

Të paktën 34.735 palestinezë janë vrarë në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i kaluar, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Në deklaratën e ministrisë shtuan se 78.108 persona të tjerë janë lënduar nga sulmi.

“Sulmet izraelite vranë 52 persona dhe plagosën 90 të tjerë në 24 orët e fundit. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk janë në gjendje të arrijnë deri tek ta,” shtoi Ministria.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë të pandërprerë në Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor vitin e kaluar, i cili vrau rreth 1.200 njerëz.

Tel Avivi ka vendosur gjithashtu një bllokadë gjymtuese në Rripin e Gazës, duke e lënë popullsinë e saj, veçanërisht banorët e Gazës veriore, në prag të urisë.

Sipas OKB-së, më shumë se gjashtë muaj pas luftës izraelite, zona të gjera të Gazës janë në gërmadha, duke shtyrë 85% të popullsisë së enklavës në zhvendosje të brendshme mes një bllokade të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.