Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 74,377, ndërsa 175,398 të tjerë janë plagosur, njoftuan të dielën burime mjekësore.
Sipas autoriteteve shëndetësore, gjatë 24 orëve të fundit, në spitalet e Rripit të Gazës janë regjistruar shtatë viktima, përfshirë një person që ndërroi jetë nga plagët e marra më herët. Gjatë së njëjtës periudhë, 28 persona të tjerë janë plagosur.
Ndërkohë, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor 2025, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 1,488, ndërsa 5,281 të tjerë janë plagosur.
Autoritetet kanë bërë të ditur gjithashtu se nga rrënojat janë nxjerrë edhe 836 trupa të pajetë. /mesazhi



