Nvidia paditet në gjykatë pasi të dhëna të vjedhura shfaqen aksidentalisht gjatë një video thirrjeje

Sipas një padie bërë kundrejt gjigantit të teknologjisë Nvidia, një punonjës i kompanisë me emrin Mohammad Moniruzzaman bëri këtë gabim me pasoja të pashlyeshme.

Ekziston një rregull për video thirrjet në punë, mbyllni çdo gjë që keni të hapur dhe që nuk dëshironi që të tjerët ta shohin përpara se të ndani ekranin.

Sipas një padie bërë kundrejt gjigantit të teknologjisë Nvidia, një punonjës i kompanisë me emrin Mohammad Moniruzzaman bëri këtë gabim me pasoja të pashlyeshme.

Ai po bënte një prezantim online me një ekip nga ish punëdhënësi i tij, firma e teknologjisë së makinave Valeo.

Por sigurisht, Valeo pretendon se ai aksidentalisht shfaqi një skedar që provonte se ka vjedhur sekrete të teknologjisë së kompanisë.

Teknologjia për të cilën Valeo pretendon se ai ka vjedhur kodin burimor është ajo e parkimit dhe asistencës së drejtimit të makinave, një hapësirë ku Nvidia është përpjekur të zgjerojë veprimtarinë.

Valeo pretendon se Moniruzzaman ka marrë disa gigabajt të dhëna në 2021 kur ai ishte duke punuar për filialin gjerman të firmës Franceze. Ai u largua për tju bashkuar Nvidia atë vit.

Një letër shkruar nga avokatët e Nvidia lidhur me padinë thoshte se gjiganti i teknologjisë nuk ka dijeni në lidhje me të dhënat e Moniruzzaman. Firmat punuan në një projekt të përbashkët rreth të cilës u bë edhe takimi virtual në Microsoft Teams në Mars të 2022 kur edhe Moniruzzaman zbuloi të dhënat e vjedhura.