Nxënësit e Shkollës “Daut Bugujevci” në Fushë Kosovë vazhdojnë protestat dhe bojkotin e mësimit

Këshilli i Prindërve i Sh.F.M.U “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë është i vendsour të vazhdojë protestën dhe bojkotin e mësimit nga nxënësit e kësaj shkolle.

Prindërit dhe nxënësit e SH.F.M.U “Daut Bugujevci” në Fushë Kosovë, kanë mbajtur protestë dhe bojkot të mësimit në oborrin e shkollës më 3 shtator, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Komunës së Fushë Kosovës, që objekti i ri i shkollës, të destinuar për nxënësit e shkollës “Daut Bogujevci”, t’ia ofrojë SH.M.M.U “MIHAIL GRAMENO” për nxënësit e saj.

Këshilli i Prindërve, përmes një kumtese, thotë se është i vendosur të vazhdojë me protesta dhe bojkot të mësimit nga nxënësit, derisa të realizohen kërkesat e tyre që t’u kthehet objekti i ndërtuar për nxënësit e kësaj shkolle.

Kumtesa e plotë:

VAZHDIM PROTESTE DHE BOJKOT MËSIMI NË SH.F.M.U ” DAUT BOGUJEVCI” FUSHË KOSOVË

Protesta dhe bojkoti i mësimit vazhdohet për arsye së kërkesa e nxënësvë për të filluar mësimin në objektin e ri i ndertuar enkas për ta po ju mohohet, edhe pas premtimit të KK Fushë Kosovës së gjatë kësaj javë do të ofrojë një zgjidhje (premtimi është diskriminues dhe pa bazë arsyeshmerie).

Në takimin informues të mbajtur më të gjithë prindërit e nxënësve të SH.F.M.U “Daut Bogujevci” unanimisht u vendos që protesta dhe bojkoti i mësimit të vazhdoj dëri në realizimine kërkeses sone (jo diskriminim po të drejten e mësimit në objektin e ri shkollor).

Protesta dhe bojkoti i mësimit vazhdon nda dita e hene ora 8:00 në oborrin e shkollës.