Nxirren 31 emigrantë afrikanë të vdekur nga deti në Tunizi

31 trupa të pajetë të emigrantëve afrikanë që u mbytën duke u përpjekur të kalonin Mesdheun për në Itali janë gjetur këtë të hënë nga roja bregdetare e Tunizisë.

Mediat e huaj shkruajnë se mes të vdekurve të gjetur në brigjet e qyteteve Sfax, Kerkena dhe Mahdia janë dy gra dhe dy fëmijë.

Kohët e fundit ka pasur një rritje të mprehtë të numrit të anijeve që lundrojnë nga Tunizia që transportonin emigrantë që përpiqeshin të arrinin në Evropë. /abcnews