Zëdhënësi i Policisë së Kosovë, Baki Kelani, ka dhënë detaje rreth tragjedisë që ndodhi sot në Milloshevë, ku dy fëmijë kanë humbur jetën në një liqen artificial.
“Kanë humbur jetën dy fëmijë. Ekipet e FSK-së dhe të Policisë së Kosovës rreth orës 10:10 minuta kanë arritur të nxjerrin edhe trupin e viktimës së dytë. Janë fëmijë të moshës 9 dhe 11 vjeçar”, ka thënë Kelani para mediave.
Derisa ka bërë të ditur se fëmija i tretë që ishte me të ndjerit ka arritur të shpëtoi.