OBI dënon planet izraelite për të ndërtuar njësi të reja të vendbanimeve

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) denoncoi planet e Izraelit për të ndërtuar mijëra njësi të reja vendbanimesh dhe për të shkatërruar mbi dhjetë fshatra palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

OBI tha në një deklaratë me shkrim se “dënon planet e Izraelit, fuqisë pushtuese, për të ndërtuar 4.000 njësi të reja vendbanimesh në tokën e pushtuar palestineze dhe për të evakuuar dhe shkatërruar 12 fshatra palestinezë në zonën Yatta, në jug të provincës Khalil”.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se “politika koloniale e vendbanimeve” izraelite përfaqësonte një “agresion flagrant” kundër të drejtave të palestinezëve dhe një “shkelje flagrante” të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutave të OKB-së.

Në mënyrë të veçantë, Ministria e Jashtme e Kuvajtit dënoi planet izraelite në këtë drejtim, duke thënë se ato ishin një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe se minojnë përpjekjet për paqe.

Ministria izraelite e Mbrojtjes tha më 6 maj se një komitet vendbanimesh i këshillit të planifikimit do të mblidhet më 12 maj për të miratuar një plan që parashikon ndërtimin e rreth 4.000 njësive të vendbanimeve në zonat e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor e pushtuar. /aa