OBSH: Nevojiten më shumë sekuenca gjenomike për të vlerësuar variantet e reja të Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se ka nevojë urgjente për më shumë sekuenca gjenomike të koronavirusit jo vetëm nga Kina, por nga sa më shumë vende të tjera.

Në mungesë tëe sekuencave gjenomike të koronavirusit, do të ishte e vështirë të vlerësoheshin saktë rreziqet e paraqitura nga nënvarianti i Omicron, e quajtur XBB.1.5.

“Që nga kulmi i valës së Omicron, numri i sekuencave që ndahen ka rënë me më shumë se 90%, dhe numri i vendeve që ndajnë sekuencat ka rënë me një të tretën”, deklaroi të mërkuren në Gjenevë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Bota nuk mund të mbyllë sytë dhe të shpresojë se virusi do të largohet. Nuk do të ndodhë,” tha Tedros.

“Sekuenca mbetet jetike për të zbuluar dhe gjurmuar shfaqjen dhe përhapjen e varianteve të reja, si XBB.1.5”, shtoi ai.

Sipas zyrës së OBSH-së në Evropë, nënvarianti XBB.1.5 po përhapet gjithashtu në Evropë dhe është shumë ngjitës. /atsh