Oda e Mjekëve të Kosovës anëtarësohet në një organizatë ndërmkombëtare

Oda e Mjekëve të Kosovës nga sot do ta përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit të Përhershëm të Mjekëve Europian si anëtare vëzhguese, me status të barabartë me të gjitha shtetet që nuk janë anëtare të BE-së.

Anëtarësimi erdhi pasi OMK-ja ka bërë kërkesë për anëtarësim në këtë organizatë duke marrë përgjigje pozitive, njofton Klan Kosova.

“Përkundër vështirësive, sfidave dhe pengesave në këtë proces, puna, mundi dhe angazhimi i OMK-së ka sjellë rezultat konkret në forcim të përfaqësimit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve me organizatat simotra”, njoftoi OMK-ja.

Oda e Mjekëve të Kosovës ka falënderuar delegacionet e shteteve që kanë përkrahur anëtarësimin dhe institucionet shtetërore të Kosovës që kanë dhënë përkrahjen e tyre për pjesëmarrje në këtë proces.