OKB denoncon ‘vrasjen e tmerrshme’ të djalit 6-vjeçar palestinezo-amerikan

Stephane Dujarric

Kombet e Bashkuara kanë dënuar ashpër “vrasjen e tmerrshme” të djalit 6-vjeçar palestinezo-amerikan Wadea Al-Fayoume, i cili u godit me thikë brutalisht për vdekje, dhe tentativën për vrasjen e nënës së tij në Illinois.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric dënoi rëndë këtë krim kaq të urryer.

Ai theksoi nevojën për të luftuar gjuhën çnjerëzore dhe nxitjen e dhunës, duke u bërë thirrje udhëheqësve politikë të flasin kundër fanatizmit anti-musliman, gjuhës së urrejtjes dhe antisemitizmit.

Dujarric theksoi gjithashtu përgjegjësinë e kompanive të mediave sociale në parandalimin e përhapjes së urrejtjes dhe mesazheve të dhunshme.

Sulmuesi, Joseph Czuba, i cili ishte pronari i shtëpisë së viktimave, u akuzua për krime të shumta, duke përfshirë vrasje të shkallës së parë dhe krime të urrejtjes. Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim federal për krimin e urrejtjes për incidentin tragjik. /mesazhi