OKB e dënon thellë vrasjen e tre palestinezëve

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se “i dënon thellë” vrasjet e tre palestinezëve – një prej të cilëve u qëllua nga një kolon hebre.

Ai tha se duhet bërë një hetim i thellë lidhur me vrasjet, dhe bëri thirrje për vendosje të stabilitetit.

Guterres poashtu u bëri thirrje udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë më tej gjendjen e paqëndrueshme në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, duke thënë se vendet fetare duhet të jenë hapësira për reflektim dhe jo dhunë. /MESAZHI/