OKB-ja kërkon zhvendosjen e sirianëve të goditur nga tërmeti

Mohammad Hajj Bakr, 9, whose family is originally from Syria, plays with a ball at a camp populated mostly by Syrians in the aftermath of the deadly earthquake in Antakya, Turkey, March 2, 2023. REUTERS/Susana Vera TPX IMAGES OF THE DAY

OKB-ja të shtunën u bëri thirrje vendeve që të shpejtojnë marrjen e refugjatëve sirianë nga zonat e goditura nga tërmeti në Turqi, duke thënë se ata po përballeshin përsëri me traumën e humbjes dhe zhvendosjes.

OKB-ja e bëri thirrjen pasi 89 refugjatë sirianë mbërritën në Madrid nga Turqia. Tërmeti me magnitudë 7.8 në 6 shkurt vrau mbi 45,000 njerëz në Turi dhe mijëra të tjerë në Sirinë fqinje dhe shkatërroi plotësisht qindra mijëra ndërtesa.

Për gati 12 vjet, Turqia ka pritur rreth 3.5 milionë refugjatë sirianë që ikin nga lufta civile. Tërmeti i muajit të kaluar preku rreth 9 milionë njerëz, nga të cilët më shumë se 1.7 milionë janë refugjatë.

“Shumë refugjatë që u larguan në Turqi në kërkim të sigurisë dhe mbrojtjes tani janë përballur me traumën e humbjes dhe zhvendosjes përsëri – duke humbur shtëpitë dhe mjetet e jetesës,” thanë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së dhe agjencia e OKB-së për refugjatët UNHCR në një deklaratë të përbashkët.

“Për të ndihmuar në mbrojtjen e atyre refugjatëve më të rrezikuar dhe për të ndihmuar në zbutjen e presioneve mbi komunitetet lokale, të cilat edhe vetë janë të ndikuar nga kjo fatkeqësi humanitare, UNHCR po u bën thirrje shteteve të përshpejtojnë proceset e zhvendosjes dhe largimeve”, tha shefi i UNHCR-së, Filippo Grandi.

Me shumë refugjatë të prekur nga fatkeqësia në “nevojë të madhe për ndihmë, ne u bëjmë thirrje më shumë shteteve të përshpejtojnë proceset, duke mundësuar largime të shpejta nga Turqia”, tha ai.