“OKB-ja të ndërhyjë kundër sulmeve të ushtrisë së Mianmarit ndaj civilëve”

Organizatat e të drejtave të njeriut i bënë thirrje OKB-së të ndërhyjë kundër sulmeve të ushtrisë së Mianmarit ndaj civilëve në provincën Chin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Human Rights Watch (HRW) dhe 521 organizata tjera, thuhet se Këshilli i Sigurimit të OKB-së duhet të veprojë përpara akteve të dhunës në shtetin Chin.

“OKB-ja duhet të mbajë një takim urgjent për shkak të thellimin të krizës politike dhe humanitare si rezultat i sulmeve të përshkallëzuara nga liderët ushtarakë të Mianmarit në shtetin Chin”, thuhet në deklaratë.

Sipas lajmeve të mediave lokale, ka shqetësime se dhuna do të rritet në rajon pasi administrata ushtarake e Mianmarit vazhdon të ndërtojë një ngritje ushtarake në provincë.

Përderisa provinca Chin është bërë pika qendrore e rezistencës kundër administratës ushtarake pas grushtit të shtetit të 1 shkurtit, thuhet se forcat e sigurisë mund të sulmojnë milicitë atje.

Më tej thuhet se lidhja e internetit dhe kanalet e tjera të komunikimit në rajon janë ndërprerë për të penguar rrjedhjen e informacionit nga shteti.

Më shumë se 160 ndërtesa, përfshirë kishën, u dogjën në sulmet e ushtrisë së Mianmarit ndaj vendbanimeve civile në qytetin Thanlang të shtetit Chin.

Grusht shteti ushtarak në Mianamar

Ushtria e Mianmarit mori pushtetin më 1 shkurt, pas akuzave për mashtrim në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2020 dhe pas tensioneve politike në vend.

Ushtria kishte ndaluar shumë zyrtarë dhe drejtues të partisë në pushtet, veçanërisht udhëheqësen e vendit dhe ministren e Jashtme, Aung San Suu Kyi dhe për një vit kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Si rezultat i ndërhyrjes së armatosur të ushtrisë së Mianmarit kundër protestuesve, kundër grushtit të shtetit dhe grupeve rebele, rreth 1.159 persona kanë humbur jetën dhe mijëra demonstrues janë arrestuar.

Demonstratat në shkallë të gjerë ende vazhdojnë në vend. Gjithashtu vazhdon edhe gjyqi ndaj zyrtarëve të lartë qeveritarë në gjykatat ushtarake. /aa