OKB kundërshton planin amerikan për ndihmat në Gaza: “Mos humbim kohë”

Kryeshefi humanitar i OKB-së, Tom Fletcher, ka refuzuar sërish planin e mbështetur nga SHBA dhe Izraeli për të marrë kontrollin e shpërndarjes së ushqimit në Gaza, si zëvendësim për bllokadën 76-ditore të Izraelit.

“Për ata që propozojnë një mënyrë tjetër për shpërndarjen e ndihmave, mos humbim kohë: ne tashmë kemi një plan,” tha Fletcher, duke shtuar se 160,000 paleta me ndihma janë “gati për t’u dërguar” në Gaza, “tani”.

Ai theksoi se plani i OKB-së bazohet në “parimet e panegociueshme të humanitetit, paanshmërisë, neutralitetit dhe pavarësisë” dhe mbështetet nga “shumica dërrmuese e komunitetit ndërkombëtar”.

“Plani është gati të zbatohet – sot – nëse thjesht na lejohet të bëjmë punën tonë,” shtoi Fletcher.

“Ne kërkojmë shpërndarje të shpejtë, të sigurt dhe pa pengesa të ndihmave për civilët në nevojë. Na lejoni të punojmë.” /mesazhi