OKB: Zinxhiri i furnizimit me ushqime në Ukrainë është në prag të kolapsit

Jakob Kern

“Shumë dyqane dhe magazina kanë mbetur të zbrazëta për shkak të shkatërrimit të infrastrukturës”, tha koordinatori i WFP-së për raste urgjente, Jakob Kern lidhur me situatën e fundit në Ukrainë

Programi botëror për ushqim (WFP), një agjenci e specializuar e OKB-së njoftoi se zinxhiri i furnizimit me ushqime në Ukrainë, ku vazhdojnë sulmet e Rusisë, është në prag të kolapsit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, koordinatori i WFP-së për raste urgjente, Jakob Kern lidhur me situatën e fundit në Ukrainë tha se është i shqetësuar për situatën humanitare në qytetet e rrethuara si Mariupoli.

“Shumë dyqane dhe magazina kanë mbetur të zbrazëta për shkak të shkatërrimit të infrastrukturës”, tha Kern.

Sipas tij, autokolonat e ndihmave humanitare nuk mund të arrijnë në qytetet përreth. “Zinxhiri i furnizimit me ushqim në Ukrainë është në prag të kolapsit”, tha ai.

Raportuesi special i OKB-së, Michael Fakhri paralajmëroi se rritja e çmimeve të ushqimeve të shkaktuara nga lufta midis Rusisë dhe Ukrainës mund të shkaktojë uri dhe kequshqyerje në disa pjesë të botës. /aa