One UI 6.1.1 do të jetë përditësimi i shumëpritur i kamerës së serive Galaxy S24

Sipas një raporti në rrjetin social X, One UI 6.1.1 do të jetë përditësimi më i madh dërguar për seritë Galaxy S24 që nga debutimi.

Samsung lançoi seritë Galaxy S24 në Janar dhe i pasoi me një përditësim substancial në Prill për të sjellë përmirësime të kamerës. Tani siç duket telefoni është gati për një përditësim tjetër madhor dedikuar kamerës.

Sipas një raporti në rrjetin social X, One UI 6.1.1 do të jetë përditësimi më i madh dërguar për seritë Galaxy S24 që nga debutimi.

Insajderi thotë se ky përditësim softueri sjell shumë përditësime për kamerën, duke sugjeruar se mund të adresojë problemet me fokusimin. Përdoruesit janë ankuar vazhdimisht për cilësinë e dobët të zmadhimit dhe vonesat e shkrepjes gjithashtu.

Përditësimet x.1.1 zakonisht debutojnë së bashku me smartfonët e rinj me ekran me palosje të Samsung. Kjo na sugjeron se One UI 6.1.1 mund të mbërrijë në Galaxy s24 jo më vonë se muaji Korrik.