OnePlus 12 do të përqendrohet i gjithi tek kamerat

Informacioni më i fundit sugjeron se flagshipi i ri do të vijë me çipin e gjeneratës së tretë Snapdragon 8 dhe tre kamera të pasme ku dy janë 50-megapiksel dhe një është 64-megapiksel.

OnePlus 12 raportohet se do të vijë drejt fundit të vitit por asnjëherë nuk është herët për të folur rreth asaj çfarë pritet të sjellë ky smartfon.

Informacioni më i fundit sugjeron se flagshipi i ri do të vijë me çipin e gjeneratës së tretë Snapdragon 8 dhe tre kamera të pasme ku dy janë 50-megapiksel dhe një është 64-megapiksel.

Sipas burimit në Kinë, kamera kryesore do të ketë një sensor Sony IMX9 që mund të jetë modeli 1-inç IMX989. Kamera me kënd të gjerë gjithashtu do të jetë 50-megapiksel ndërsa lentja e vjetër 32-megapiksel do të zëvendësohet nga lentja e re telefoto OV64B nga OmniVision prej 64-megapiksel.

Një tjetër detaj është kapaciteti i baterisë që do të kapërcejë mbi 5,000 mAh dhe me karikimin e shpejtë 150W.

Nuk është hera e parë që kompania vendos teknologjinë super të shpejtë të karikimit në smartfonët por ky mund të jetë i pari që vjen në një flagship.