OnePlus hyn në garën e telefonëve me ekran me palosje

Telefoni ka dy kamera selfie prej 32-megapiksel në ekranin e jashtëm dhe 20-megapiksel në ekranin e brendshëm.

OnePlus mund të bëhet kompania e radhës që hyn në garën e telefonëve me ekrane me palosje dhe mund të diferencohet nga të tjerët në disa mënyra.

Informatori i njohur OnLeaks në bashkëpunim me MySmartPrice pretendojnë se kanë specifikat e plota të OnePlus Fold, një telefon me ekran që paloset në formë libri i cili do të ofrojë performancë të lartë.

Raportohet se ekrani i tij i brendshëm ka një madhësi prej 7.8-inç me rezolucion 2K dhe ekran të jashtëm 6.3-inç ku që të dy janë 120Hz.

Ato thonë se telefoni do të fuqizohet nga Snapdragon 8 Gen 2 dhe 16GB RAM me 256GB memorie të brendshme. Në pjesën e pasme pritet një kamër kryesore 48-megapiksel, një kamër me kënd super të gjerë 48-megapiksel dhe një kamër telefoto prej 64-megapiksel.

Telefoni ka dy kamera selfie prej 32-megapiksel në ekranin e jashtëm dhe 20-megapiksel në ekranin e brendshëm.

Bateria prej 4800 mAh nuk është aspak impresionuese dhe përdoruesit duhet të kënaqen me karikimin e shpejtë 67W në vend të 100W që është në OnePlus 11.

Kompania thuhet se do të lançojë OnePlus Fold në Gusht, ose një muaj pasi Samsung do të prezantojë Galaxy Z Fold 5 dhe Z Flip 5. Telefoni do të konkurrojë me Pixel Fold dhe Motorola Razr+.